Microsoft ka publikuar Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe për Office 2007. Nëse perdorni Office 2007, pa marë parasysh se qfar edicioni, atëherë mund të shkarkoni pakon e gjuhës shqipe për Word, Excel, Outlook dhe PowerPoint. Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Office 2007 siguron një ndërfaqe në shqip të përdoruesit për programet Word 2007, Excel 2007, Outlook 2007 dhe PowerPoint 2007. Duke përdorur Paketën e gjuhës Shqipe së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007, përdoruesit mund të punojnë në instalimin origjinal të mbështetur të versionit të gjuhëve të aplikacioneve të Office-it dhe të paraqesë komandat dhe opsionet për ato aplikacione në gjuhën e Paketës së gjuhës së ndërfaqes.
Download -> Office 2007 në gjuhën shqipe
Office 2007 në gjuhën shqipe mund te shkarkohet falas ne adresen e meposhtme ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit:
- Office Language Interface Pack 2007 – Office 2007 në gjuhën shqipe
Lidhjet në këtë seksion korrespodojnë me skedarët e veçanta në dispozicion në këtë shkarkim. Shkarkoni skedarët më të përshtatshëm për ju.
http://www.microsoft.com/downloads/details.aspx?FamilyID=91426c33-ea45-482d-af08-cd8ea8cbfd53&displaylang=sq
https://download.microsoft.com/download/3/a/d/3ad7fb19-bc56-4057-998a-75a99961feec/LanguageInterfacePack.exe
Kompilierte HTML-Hilfedatei (.chm) -> LIP_Help.chm
Trajnimi i Office Excel 2007 -> Microsoft_Office_Excel.pptx
Trajnimi i Office Outlook 2007 -> Microsoft_Office_Outlook.pptx
Trajnimi i Office PowerPoint 2007 -> Microsoft_Office_PowerPoint.pptx
Trajnimi i Office Word 2007 -> Microsoft_Office_Word.pptx
Përmirësimi i Paketës (Update) së gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it nuk është i mbështetur. Nëse je duke përmirësuar Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007, të lutem, largo Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2003 para se të instalosh Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007.
Instruksione për përdorim
Për të kaluar ndërfaqen e përdoruesit në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2007 Shqip, ndiq këta hapa:
- Lësho Parametrat e gjuhës së Microsoft Office 2007 nga Menyja Nis\Gjithë programet\Microsoft Office\Veglat e Microsoft Office-it.
- Përzgjidh skedën Afisho gjuhën dhe, në listën me lëshim poshtë Afisho menytë dhe kutitë e dialogut të Microsoft Office në: përzgjidh gjuhën që dëshiron të afishosh. Gjuha që përzgjodhe duhet të jetë tani afishimi i parazgjedhur.
- Në skedën Afisho gjuhën është opsioni për të pasur përputhjen e afishimit të Office-it me afishimin e Windows-it. Gjuha aktuale e Windows-it do të listohet për ty. Nëse dëshiron që afishimi i Office-it të përputhet me afishimin e Windows-it, përzgjidh kutinë e shkallëzimit Vendos që gjuha e afishimit të Microsoft Office-it të përputhet me gjuhën e afishimit të Windows-it Ky parametër refuzon përzgjedhjen që bëre në Listën afisho menytë dhe kutitë e dialogut të Microsoft Office-it.
- Në skedën Gjuhët e redaktimit përzgjidh gjuhën që kërkon të aftësosh nga lista Gjuhët e redaktimit në dispozicion dhe kliko Shto. Gjuha që përzgjodhe nuk duhet listuar në listën Gjuhët e aftësuara për redaktim.
- Në skedën Gjuhët e redaktimit përzgjidh gjuhën që kërkon të jetë gjuha parësore e redaktimit nga lista Gjuha parësore e redaktimit.
- Kliko butonin Në rregull.
Parametrat e gjuhës që ke përzgjedhur do të kenë efekt herën tjetër kur të nisësh aplikacionet e Office-it. Ndihma nuk mund të kalojë në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2007 – Shqip. Ndihma do të mbetet gjithmonë në gjuhën origjinale të instalimit. Vendos gjithmonë në gjuhën bazë ndihmën e afishuar në listën me lëshim poshtë.